Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Mësime falas për shpjegimin e Kuranit
Kupto qartë domethënien e Kuranit
Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por shpesh nuk arrijnë të kuptojnë mesazhet e tij. Këto kurse falas janë krijuar për ata, muslimanë e jomuslimanë, që duan të kuptojnë Kuranin e Shenjtë përmes shpjegimit, duke njohur mesazhin e tij dhe lidhjen me jetën e përditshme.
Përfito mbi 10 orë mësime të strukturuara, të përgatitura për të thelluar njohuritë e tua shpirtërore. Veç kësaj, do të kesh takime të rregullta individuale me imamin, për udhëzim dhe sqarim personal, që do të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë Kuranin.
Çfarë do të përfitosh nga këto kurse falas për Kuranin?
Kuptim i qartë i ajeteve
Do të mësosh se për çfarë flet një sure ose një pjesë e Kuranit, çfarë mesazhi përcjell dhe si lidhet me jetën e sotme.
Shpjegime të thelluara
Do të gjesh shpjegime shkencore dhe shpirtërore të ajeteve të Kuranit, që ndihmojnë në kuptimin e tyre më të thellë.
Argumente të qarta
Do të mësosh si t’u përgjigjesh pyetjeve dhe kritikave rreth Kuranit, duke u mbështetur në Kuran dhe në logjik.
Pas këtyre kurseve
për shpjegimin e Kuranit,
— do ta lexosh me më shumë qetësi, sepse kuptimi i ajeteve do të jetë më i qartë.
— do të kuptosh më qartë vetveten, në dritën e Kuranit të Shenjtë.
— do të marrësh përgjigje konkrete edhe për pyetje të vështira.
— do të kuptosh se si mesazhi i ajeteve lidhet me jetën e sotme.
— do të zbulosh fusha të reja të spiritualizmit, që nuk ke zbuluar më parë.
— do të ndihesh më i sigurt edhe kur përkthimet ndryshojnë.
Për kë janë këto kurse?
Për ata që e lexojnë Kuranin qoftë në arabisht, apo në shqip, por që nuk e kuptojnë plotësisht mesazhin e tij.
Për ata që kanë lexuar përkthime disa herë, por duan të thellohen në domethënie të shumta të Kuranit të Shenjtë.
Për ata që nuk kanë lexuar asnjëherë Kuranin, por dëshirojnë të ndiejnë fuqinë e jashtëzakonshme shpirtërore të tij.
Për njerëz të zënë që kërkojnë shpjegim të qartë dhe udhëzim praktik, jo ligjërata të gjata, jo me mite a përralla.
Për Samad Ahmed Ghori
Samad Ahmed Ghori ia ka kushtuar jetën studimit dhe shpjegimit të Islamit. Pas arsimimit fillestar, ai ka përfunduar studime 7-vjeçare në teologjinë islame dhe në krahasimin e feve, në Indi, duke ndërtuar një bazë të thellë akademike për kuptimin e Kuranit.
Që nga viti 2006, ai shërben si imam i Xhematit Musliman Ahmedia në Shqipëri dhe është aktiv në shpjegimin e Kuranit në gjuhën shqipe. Përveç kësaj, ka përfunduar edhe studime Beçelor në gjuhë-letërsi, dhe Master në gjuhësi historike nga Universiteti i Tiranës, çka i jep aftësinë të shpjegojë tekstin kuranor me saktësi dhe qartësi, inshaAllah (në dashtë Allahu).
Ai ka përkthyer dhe shpjeguar Kuranin e Shenjtë, si dhe libra të tjerë fetarë, duke e bërë mesazhin e Kuranit të kuptueshëm për publikun shqiptar. Në këto kurse, ai sjell një qasje të thjeshtë, të qartë dhe të bazuar drejtpërdrejt në Kuran.
Pyetje e përgjigje (FAQ)
Nëse po mendon, se si këto kurse janë të përshtatshme për ty, përgjigjet më poshtë trajtojnë pyetjet më të shpeshta që bëhen përpara regjistrimit.
Kam lexuar tashmë përkthime të Kuranit. A janë këto kurse edhe për mua?
A më duhet ndonjë njohuri e mëparshme?
A është ky ndonjë debat apo opinion?
Si mund të marr pjesë në mësimet e Kuranit?
A më duhet ndonjë aplikacion për të ndjekur mësimet e Kuranit?